Bayerni mposht makthin, fiton me përmbysje ndaj Monchengladbach (VIDEO)

Bayern Munich rikthehet te fitorja ndaj Borussia Monchengladbach, një skuadër që ishte kthyer na mkth për kampionët e Gjermanisë. Bavarezët triumfuan me përmbysje në transfertën ndaj Monchengladbach me rezultatin 1-2 në “Borussia-Park”.

Në minutën e 30-të, Itakura shënoi super gol me një goditje të bukur me kokë. Pavarësisht tentativave nga ana e bavarezëve për të barazuar pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol.

Në fillim të pjesës së dytë Bayern Munich riktheu balancat, ndërsa gjeti barazimin në minutën e 58-të. Pas pasimit nga Kimmich, Sane e ndaloi bukur topin dhe me një kthesë të shpejt gjeti rrugën drejt rrjetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bavarezët tentuan edhe në disa raste të tjera për të gjetur golin e dytë dhe për të dalë me 3 pikë nga “Borussia-Park” dhe ia dolën të shënonin në minutën e 87-të me Tel që e çoi topin në portë me një goditje me kokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas javës së tretë të Bundesliga, Borussia Monchengladbach renditet në vend të 15-të me një pikë, teksa Bayern renditet në vend të dytë me nëntë pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?