Bayerni mund AEK-un për dy minuta, Valencia frenohet ndaj Young Boys (VIDEO)

Bayern Munich nuk ka dhuruar asnjë surprizë, duke fituar 2-0 ndaj AEK-ut.  Bavarezët e kanë siguruar fitoren në pjesën e dytë, në harkun e dy minutave. Ka qenë Javi Martinez që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 61-të, ndërsa Robert Lewandowski e ka mbyllur atë në të 63-ën.

Në takimin tjetër, atë të luajtur në Zvicër mes Young Boys dhe Valencia-s, i vlefshëm për javën e tretë të Grupit H, vendasit kanë arritur të marrin pikën e parë në këtë Champions falë një barazimi 1-1.

Spanjollët kanë kaluar në avantazh me Batshuayi-n në minutën e 26-të, ndërsa miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 55-të me Hoarau. Ky rezultat nuk ka ndikuar në renditjen e grupit, me zviceranët që mbeten në vendin e fundit, ndërsa spanjollët janë në të tretin me dy pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?