FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni mund me “poker” Schalken dhe arratiset në krye të Bundesligës (VIDEO)

Bayern Munich merr arratinë në Bundesligë. Skuadra e Flick ka shfrytëzuar më së miri ndalesën e ndjekësve duke fituar 4-0 ndaj Schalkes, teksa tashmë e sheh veten +7 nga vendi i dytë që mbahet nga Leipzig. Një avantazh i rëndësishëm, që me siguri që do të jetë vendimtar për fatin e këtij sezoni.

Në minutën e 33-të, Kimmich jep një asist perfekt për Thomas Muller, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar me kokë. Bavarezët administruan mjaft mirë rezultatin në fillimin e fraksionit të dytë. Kimmich shërbeu një tjetër pasim magjik për Lewandowskin, i cili u ngatërrua fillimisht, por më pas arriti që të realizonte.

Në minutat e fundit, ekipi i Flick do të shënonte dy gola të tjerë me Muller dhe Alaba-n. Bayerni duket se po shkon drejt një tjetër titulli kampion në Gjermani, pasi ekipet ndjekëse nuk po arrijnë të ruajnë ritmin e tyre. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?