Bayerni ndalet ndaj Union Berlin, ndan kreun me Leipzig (VIDEO)
Bundesliga bëhet më e bukur se kurrë. Bayerni i pathyeshëm në vitet e fundit, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Union Berlinit.
Unioni kaloi në avantazh që në minutën e katërt me Promel dhe më pas arritën që ta mbanin në 45 minutat e para rezultatin. Në fraksionin e dytë, skuadra e Flick arriti që të gjente golin e barazimit me Lesandosskin, që shfrytëzoi më së miri një asist të Coman.
Me këtë barazim Bayerni mbetet në krye me 24 pikë, por tashmë e ndan me Leipzig që ka të njëjtën kuotë pikësh pas 11-javëve të para, ndërkohë që mund të kalohen nga Leverkusen nëse fiton nesër ndaj Hoffenheim. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

