FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni rigjen fitoren me super Lewandowskin, Dortmundi ruan kreun me “poker” (VIDEO)

Bayerni i Mynihut më në fund është rikthyer te fitorja në kampionat. Skuadra e Kovaç triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Wolfsburgut, në një sfidë që u vendos nga Robert Lewandowski. Ky i fundit shënoi një dopietë dhe asistoi për mesfushorin James Rodriguez në golin e tretë, ndërsa vendasit shënuan me Weghorst golin që do të vlejë vetëm për statistikë. Vlen të përmendet se bavarezët luajtën për një pjesë të mirë të lojës me një lojtar më pak, pasi holandezi Arien Robben u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57’, pas dy të verdhëve.

Borussia Dortmund vijon të ecë me hap kryesuesi, pasi mposhti me rezultatin e thellë 0-4, Stuttgartin në transfertë. Verdhezinjtë shënuan 3 herë brenda pjesës së parë me anë të Reus, Paco Alcacer dhe Sancho, ndërsa në 45-minutëshin e dytë gjetën golin me anë të Philip, 5 minuta larg fundit të sfidës.

Bayer Leverkusen shënoi një gol në minutat shtesë dhe arriti të marrë një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Hannoverit, duke shmangur humbjen, por gjithsesi jo krizën e rezultateve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?