FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni thyen një tjetër rekord, një vit pa humbje në “Allianz Arena”

Bayerni i thyen një tjetër rekord. Pas 5 trofeve të fituar në 2020-ën në pritje që të zhvillohet edhe Botërori i klubeve, bavarezët mund t’i gëzohen një tjetër arritjeje të shkëlqyer.

Dygolëshi i Robert Lewandowskit i dhuroi fitoren 2-1 ndaj Wolfsburgut skuadrës së Flick, që ka regjistruar një rekord fantastik. Bayerni nuk ka humbur asnjë sfidë në fushën e vet në të gjithë kompeticionet gjatë këtij viti kalendarik.

Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin e largët 1981. Ndeshja e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën (18:30). Djemtë e Flick do të luajnë jashtë fushe me Leverkusen dhe do të tentojnë fitoren për të parakaluar “Aspirinat” dhe për të mbyllur vitin kalendarik në krye të Bundesligës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?