Bayerni tremb Milanin, hidhet në sulm për portierin Maignan
Bayern Munchen është në merkato më shumë se kurrë për një portier. Siç raporton “Bild”, në shënjestrën e Bayern Munchen është dhe Mike Maignan i Milanit. Gjithsesi bavarezët ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare për gardianin francez.
Pak javë më parë, Milan ka refuzuar një ofertë të Chelsea prej 60 milionë euro për Maignan dhe një ofertë më e lartë nga Bayern mund të tundonte klubin kuqezi.
Momentalisht, bavarezët kanë vetëm Sven Ulreich të disponueshëm në rolin e portierit, pasi rikthimi i Manuel Neuer nuk dihet ende se sa do të zgjasë.
KOHA JONË SONDAZH

