Bën histori pas 45 vitesh, Romela Begaj merr medalje ari

Nuk ka fjalë, Romela Begaj merr medalje ari në Botërorin e Peshëngritjes dhe shpallet nënkampione e botës duke hyrë në histori pas 45 vitesh. Spektakël jashtëzakonshëm i peshëngritjes shqiptare në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sportistja shqiptare që garon në peshën deri në 69 kg mori medaljen e artë në shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh. Begaj i kaloi me sukses të tre provat në stilin e shkëputjes, me 103, 105 dhe 107 kg. Në ketë stil, Romela konkurroi fort me dy peshëngritëset kolumbiane, duke u rrëmbyer medaljen e arit.

Edhe në shtytje Romela bëri një garë të mirë me dy provat e para të realizuara me sukses, me 125 dhe 128 kg. Me provën e tretë Romela Begaj tentoi 131 kg, por nuk mundi të realizojë ngritjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim në dygarësh Romela Begaj arriti në 235 kg, duke u shpallur nënkampione e botës, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe padyshim rezultat historik për peshëngritjen shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?