FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bënte jetë të fshehtë, sportisti i njohur ndjek doktoraturën për matematikë

John Urschel, lojtar i Baltimore Ravens në kampionatin e fubollit amerikan, ka qënë student doktorature ndërkohë që ishte lojtar profesionist. Këto ditë u mësua se sezonin e shkuar, 2016-2017, ndërkohë që luante si sportist profesionist, ai kryente studimet e vitit të parë të doktoraturës në matematikë në  MIT, universiteti më i mirë për matematikë në SHBA dhe ndoshta në botë.

Këtë fakt ai e mbajti për më shumë se një vit të fshehtë nga trajneri dhe shokët e ekipit duke bërë kështu një jetë të dyfishtë. Ai rregulloi me universitetin që të mos i ndiqte leksionet në auditor por të studionte individualisht leksionet e shkruara dhe literaturën e nevojshme. Sidoqoftë ai ishte i detyruar të bënte rregullisht të gjitha detyrat dhe punimet e kursit.

Por duket se ngarkesa e madhe e vështirësoi aq shumë jetën e Urschel sa në korrik të këtij viti ai vendosi që të tërhiqej nga sporti për t’ju përkushtuar tërësisht studimeve dhe matematikës. Vetëm pas tërheqjes, Urchel bëri publik faktin që kishte bërë jetë të dyfishtë për më shumë se një vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?