Berisha pret penallti, por Juventusi fiton me lehtësi ndaj Empolit dhe merr vendin e tretë (VIDEO)
Juventus merr një tjetër fitore të rëndësishme në Seria A dhe tashmë ngjitet në vendin e tretë. Bardhezinjtë triumfuan 2-0 në transfertën ndaj Empolit, skuadrës që mbetet e fundit pa asnjë pikë.
Danilo në minutën e 24-t do të zhbllokonte ndeshjen duke përfituar nga një rrëmujë në zonën e vendasve. Etrit Berisha ndërkohë e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te skuadra e Empolit. Portieri shqiptar është aktivizuar titullar që në duelin e parë, teksa është bërë protagonist.
Në minutën e 39-të, Dusan Vlahovic kishte mundësinë për të dyfishuar rezultatin, por nga pika e bardhë sulmuesi serb u ndal nga një pritje fantastike e Berishës.
Juventus gjithsesi do të shënonte në minutën e 82-të golin e dytë me Chiesa-n, i cili u vendos në vështirësi nga një faull i portierit shqiptar, por gjithsesi arriti që të realizonte. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

