FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha shënon, por nuk mjafton përballë ekipit që vendosi rekordin më të çuditshëm në Europë (Video)

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka qenë protagonisti i natës së sotme në Ligën e Europës, duke gjetur rrjetën për skuadrën e Salcburgut në sfidën ndaj Vitoria Gimaraesh. Futbollisti kosovar gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë, duke realizuar atë që ishte goli i barazimit përfundimtar 1-1.

Ndërkaq, kundërshtari që kishte përballë, vendosi sot një rekord të veçantë për aktivitetet ndërkombëtare europiane që vështirë se do të thyhet në vitet në vijim. Skuadra portugeze nuk kishte asnjë lojtar europian në formacionin e saj titullar për këtë ndeshje.

Vitoria e filloi sfidën me katër braziliane, 2 kolumbianë dhe nga një përfaqësues nga Bregu i Fildishtë, Gana, Venezuela, Uruguai dhe Peru në formacionin titullar. Në pjesën e dytë, trajneri aktivizoi një nga katër portugezët që mbante në pankinë./p.sport

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?