Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital, probleme në zemër!

Ish-presidenti i Milanit tashmë i Monzës, Silvio Berlusconi, u shtrua në Spitalin Kardiologjik të Principatës së Monakos për analiza të hollësishme. Mediat italiane shtojnë se bëhet fjalë për kontrolle rutinë dhe se Cavalieri “do të shkojë në shtëpi brenda disa ditësh”.

Shtrimi në spital u vendos nga mjeku i besuar i Berlusconit, Alberto Zangrillo, i cili shpjegoi për Ansa: “Vendosa shtrimin në spital për një problem aritmologjik të zemrës. Të hënën shkova urgjentisht atje ku banon përkohësisht presidenti, në Jug të Francës, për shkak të një përkeqësimi dhe unë vendosa shtrimin në spital në Monaco sepse nuk e konsiderova se mund ta përballonte transportin për në Itali. Gjithsesi bëhet fjalë për kontrolle rutinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?