Bernardo Silva tundohet nga kalimi te Atletico Madrid, Juvja gjithnjë e më pranë
Pas nëntë sezonesh të mbushura me suksese dhe plot 21 trofe të fituar, Bernardo Silva ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me Manchester City. Mesfushori portugez ka konfirmuar largimin nga klubi anglez, duke mbyllur një kapitull historik ku fitoi pesë tituj të Premier League dhe një trofe të Champions League.
Futbollisti i lindur në vitin 1994, i përfolur prej kohësh si objektiv i merkatos së Juventusit, ka shpjeguar se vendimi i tij lidhet me dëshirën për t’u hapur rrugë lojtarëve të rinj, por edhe me nevojën për t’u afruar më shumë me familjen.
“Besoj se ka ardhur momenti të jem më pranë familjes sime. Kam kaluar 12 vite larg tyre dhe ndiej se dua të afrohem”, është shprehur mesfushori portugez, duke lënë të kuptohet se prioritetet personale kanë ndikuar në zgjedhjen e tij.
Deklaratat e Bernardos, të kombinuara me interesimin konkret të Atlético Madrid, duket se e largojnë gjithnjë e më shumë mundësinë e një transferimi në Torino. Klubi spanjoll e konsideron portugezin zëvendësuesin ideal të Antoine Griezmann, i cili sipas raportimeve pritet të transferohet te Orlando City nga 1 korriku.
Ndërkohë, Bernardo Silva do të përshëndetet me tifozët e stadiumit Etihad Stadium më 24 maj, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Aston Villa.
Në të njëjtën sfidë mund të mbyllet edhe epoka e trajnerit Pep Guardiola në pankinën e Manchester City-t, me teknikun spanjoll që raportohet i gatshëm të përfundojë ciklin e tij pas një sezoni ku titullin kampion të Anglisë e fitoi Arsenali.
KOHA JONË SONDAZH

