Besart Berisha rigjen golin në Australi, i dhuron fitoren Melburnit
Besart Berisha më në fund është rikthyer në rrugën e golit në kampionatin australian, teksa i mungonte prej tre ndeshjesh.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një gol të bukur duke i dhënë fitoren skuadrës së tij Melbourne Victory ndaj Newcastle Jets me rezultatin 2-1.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 53-të, golin i cili e kaloi skuadrën e tij në avantazh 2-1. Ekipi i Besart Berishës humbi një 11-metërsh, por arriti që të ruante avantazhin e skuadrës së tij deri në fund.
Melbourne Victory mban vendin e tretë në renditje e A-League në Australi. Besart Berisha ka shënuar 5 gola gjatë këtij sezoni, shumë larg nga paraqitjet e sezoneve të kaluara.
KOHA JONË SONDAZH

