FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Besart Berisha shënon ndaj skuadrës së Hulk dhe Oskar (VIDEO)

Besart Berisha vijon të jetë protagonist me skuadrën e tij australiane. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe në Champions League-n aziatike, por finalizimi i tij vlejti thjeshtë për statistika pasi Melbourne Victory pësoi humbjen e parë në grupin F, pasi u mposht me rezultatin e thellë 4-1 nga skuadra kineze e Shanghai Sipg që drejtohet nga portugezi Vitor Pereira dhe që ka në përbërje lojtarë të nivelit shumë të lartë siç janë brazilianët, Hulk, Oscar e Elkesson.

Në minutën e 69-të Besart Berisha kthehu në gol një 11-metërsh duke ngushtuar përkohësisht rezultatin në 3-1, megjithatë sfida përfundoi me fitoren 4-1 të Shanghai Sipg falë golave të Hulk me penallti, Wu Lei dhe Oscar i cili realizoi dy herë në portën e skuadrës australiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?