Besëlidhja shpallet për herë të tretë radhazi kampione në basketboll për meshkuj

Besëlidhja ka konfirmuar dominimin në basketbollin shqiptar për meshkuj, duke u shpallur kampione e Shqipërisë për të tretin sezon radhazi. Skuadra lezhjane mbylli me sukses serinë finale ndaj Tiranës, duke triumfuar 3-0 dhe duke mos i lënë kundërshtarit asnjë mundësi për të shtyrë garën.

Ndeshja vendimtare, e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, përfundoi me rezultatin bindës 103-84 në favor të Besëlidhjes, e cila vulosi titullin pas një sezoni të karakterizuar nga stabiliteti dhe paraqitjet dominuese.

Tirana provoi të rivalizonte në disa momente të sfidës, madje arriti të kalojë përkohësisht në epërsi, por nuk ia doli të ruante avantazhin përballë reagimit të shpejtë dhe intensitetit të kampionëve në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të takimit, trajneri i Besëlidhjes, Afrim Bilali, u shfaq i emocionuar dhe i lehtësuar pas suksesit të radhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo ndeshje finale është e vështirë. Djemtë reaguan siç duhej dhe arritëm të shpallemi kampionë për të tretin vit radhazi. Jam shumë i lumtur”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Ndërkohë, lojtari më i spikatur i finaleve u vlerësua amerikani Tray Edmonds, i cili në përballjen e fundit realizoi 24 pikë, duke dhënë një kontribut vendimtar në triumfin e ekipit lezhjan.

Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i basketboll dhe teksti që thotë "HASSE 55 RLITHIZ 13 ONI RUPPO มิง ONI UILAJ 15 Selil Balka,"

Mund të jetë një imazh i ndriçimi dhe turmë

Mund të jetë një imazh i basketboll dhe volejboll

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?