FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Beshiktashi i fali golin Skënderbeut, ja kush e dha urdhrin për të zbatuar “fair-play”

Në miqësoren e luajtur dy ditë më parë mes Skënderbeut dhe Beshiktashit, që përfundoi me shifrat 2-3 për turqit, ndodhi diçka e pazakontë, por që mori duartrokitjet e tifozëve për “fair-play”-in. Pas golit që turqit shënuan duke mos respektuar faktin që mbrojtësi Jashanica ishte i dëmtuar dhe lojtarët e tjerë korçarë qëndruan pasiv në vazhdimin e lojës, Beshiktashi mori një vendim unik.

Sipas mediave turke ishte trajneri Senjol Gynesh, i cili thirri disa nga lojtarët e tij dhe i urdhëroi se çfarë duhet të bënin. Më pas bëri një shenjë drejt stolit të Skënderbeut.

Pas rinisjes së lojës që parapriu me protestat te arbitri të korçarëve, turqit qëndruan pasiv, me Souenë që niset nga mesfusha pa u shqetësuar dhe shënon me portën bosh. Në këtë moment pati duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në stadium. Një gjest fantastik i trajnerit që u mbështet edhe nga mediat turke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?