Bie opsioni i parë për pankinën e Bayernit, trajneri i Austrisë thotë “jo”

Ralf Rangnick sipas shtypit austirak ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e skuadrës së Bayern Munich.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Federata Austriake e Futbollit, e cila bën me dije se Rangnick dëshiron që të vazhdojë punën në krye të kombëtares së Austrisë.

Gjermani ka shprehur dëshirën për të qëndruar në krye të kombëtares austriake deri në përfundim të kontratës, që zgjat deri në Kupën e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ralf qëndron! Kemi shumë plane për të bërë së bashku”, publikoi federata austriake në kanalet zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?