Bilanc lufte pas derbit/ Përveç Nainggolan, Interit i dëmtohen edhe 2 lojtarë të tjerë
Interi ka marrë lajme aspak të mira pas fitores ndaj Milanit mbrëmë.
Skuadra e Spallettit fitoi 1-0 ndaj Milanit, por që tani është në probleme serioze.
Zikaltrit kanë mbetur pa Radja Nainggolanin për disa javë, pasi mbrëmë lëndoi kyçin e këmbës.
Por, ky nuk është lajmi i vetëm i keq, pasi Interi do të mbetet pa dy lojtarë të tjerë në përballjen e mërkurës ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic, gjithashtu pritet të mungojnë në përballjen ndaj katalanasve, pasi kanë pësuar dëmtim jo edhe aq serioz, por të mjaftueshëm që mos të jenë prezent në ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

