FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bilbao fiton finalen e Superkupës së Spanjës me një “perlë” ndaj Barcelonës, Messi skuqet (VIDEO)

Athletic Bilbao është fituese e Superkupës së Spanjës, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një triumf të madh 3-2 ndaj Barcelonës. Antonie Griezmann zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40-të, pasi u shërbye mjaft mirë në zonë. Gëzimi i katalanasve zgjati vetëm dy minuta, pasi Oscar de Marcos do të barazonte vetëm dy minuta më pas.

Në minutën e 77-të, Griezmann rikthehu në avantazh katalanasit, pasi u shërbye mjaft mirë në zonë nga Jordi Alba. Gjithsesi Bilbao nuk dorëzohet, teksa në minutën e fundit të kohës së rregullt, shënoi golin e barazimit me Asier Villalibre.

Sfida më pas shkoi në kohën shtesë, teksa do të niste më mirë për Bilbaon, që do të gjente edhe golin e avantazhit. Inaki Williams realizoi një “perlë” me një goditje fantastike në hyrje të zonës, që përfundoi në trekëndësh. Në minutat e fundit te shtesës së dytë, Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me shuplakë një nga kundërshtarët. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?