FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blerja e re e Interit ‘kërcënon’ Juventusin: Dua titullin e Serie A

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo, ka mbërritur dje në Milano, ku do të kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me Interin.

Lojtari pas arritjes tha se është shumë i lumtur te klubi i ri. “Jam shumë i lumtur. Tek Interi kam ardhur për të fituar trofe. Titulli në Serie A do të ishte fantastik. Forca Inter”, tha Cancelo pas arritjes për testet mjekësore.

Portugezi është huazuar për një sezon, me mundësi blerje vitin tjetër për 25 milionë euro. Në anën tjetër, nga Inter me marrëveshje të tillë në Valencia ka kaluar mesfushori francez, Kondogbia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?