Bllokada ndaj anglezëve, Sociedad-United spostohet për në “Allianz Stadium”
Sfida e 18 shkurtit për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-të midis Real Sociedad dhe Manchester United do të luhet në “Allianz Stadium” të Torinos. Shkak është emergjenca prej COVID-19.
Djajtë e Kuq e kanë të pamundur të fluturojnë nga Mbretëria e Bashkuar në Spanjë, çka e ka detyruar UEFA-n të gjejë një zgjidhje. Ky është njoftimi i Real Sociedadit, që konfirmon vendin e ndeshjes përmes një shënimi zyrtar.
“Ndalimi i fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar për në Spanjë deri në 16 shkurt dhe pasiguria se ky ndalim mund të zgjatet me kalimin e kohës, çoi në vendimin për ta luajtur ndeshjen në një stadium tjetër. Për këtë arsye, në marrëveshje me UEFA-n dhe Juventusin, pasi është marrë leja edhe nga qeveria italiane, ndeshja kundër Manchester United do të luhet në Torino, në “Allianz Stadium”, më në 18 shkurt, ora 18:55.
Real Sociedadi shpreh keqardhjen për shqetësimin që mund të krijojë kjo situatë dhe dëshiron të falënderojë Juventusin për lehtësitë e ofruara, duke organizuar ndeshjen”.
KOHA JONË SONDAZH

