FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boçi: Rama nxjerr Finon që bëri bashki Urën Vajgurore përballë Dukës, që na dërgoi në Francë!

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka komentuar sot me ironi, garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ka bërë një krahasim mes dy kandidatëve të paraqitur. Boçi shkruan:

Po më habit ky Rama me FSHF-në?!
Ka nxjerrë në garë Finon e reformës politiko-administrative, që bëri bashki Urën Vajgurore 2013, për të mundur Dukën që dergoi kombëtaren në Francë 2016?!!!
Pse nuk i fut fët e fët një President të përkohshëm ky dhe këtu?!
Jo për noi gjo, por për “reformë” dhe kjo….
Që më në fund të na e bëjë dhe FSHF-në të mosvarme nga……futbolli.
T’i çojë më parë një letër OPDAT-it se e gjen ai “vegjen”…
Parlamentin e ka dhe Gramozi gati është me ul “shaminë” e….. startit të votimit me 36 vota, jo atë të 97-tës.
Vetëm kështu do biem rehat, sepse më në fund të gjitha do t’i kemi të mosvarme:
Rilindjen të mosvarme nga PS.
Prokurorinë të mosvarme nga drejtësia.
Policinë të mosvarme nga shteti.
Qeverinë të mosvarme nga buxheti.
Parlamentin të mosvarëm nga Kushtetuta.
Demokracinë të mosvarme nga liria.
E në fund Ramën të mosvarëm nga….koka (merreni me cilin kuptim të dëshironi).
Dhe pastaj thoni ju që ne jemi shtet varja….
Joooo!!!!!!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?