Bojan Krkić përjashtohet nga Alaves
Kur ishte adoleshent vishte fanellën e Barcelonës dhe konsiderohej si talenti më i pastër i futbollit spanjoll. Statistikat e tij janë ende sot e kësaj dite më të mirat në Akademinë e Barcelonës, me 648 ndeshje zyrtare me moshat në harkun e 7 viteve dhe mbi 900 gola.
Debutimi në La Liga erdhi në vitin 2007 dhe ishte shumë shpresëdhënës, por që atëherë dhe deri tani karriera e Bojan Krkic nuk mori kurrë drejtimin që pritej. Në vitin 2011 u largua nga Katalonja dhe nisën disa përvoja zhgënjyese në Itali, Holandë, Angli dhe Gjermani.
I përjashtuar nga ndeshja e fundit e Kupës së Mbretit, djaloshi u grind me drejtori sportiv Sergio Fernandez dhe në këto kushte klubi e përjashtoi, teksa Stoke nuk ka ndërmend ta rikthejë në “Britania Stadium”, duke sjellë rrezikun që Krkic të qëndrojë për pesë muaj pa luajtur.
E vetmja mundësi për momentin për futbollistin është që tifozët e “Potters”, me të cilët ka një zëdhënienie shumë të mirë, të shtyjnë klubin ta rikthejë në Premier League për ta vënë në dispozicion të ekipit për pjesën e dytë të sezonit. Gjithsesi, Krkic do të mbahet mend si historia e talentit që nuk çeli kurrë.
KOHA JONË SONDAZH

