FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bolt nuk do të bëhet kurrë futbollist”

Pas 8 medaljeve të arta olimpike në garat e shpejtësisë, atleti Usain Bolt është angazhuar totalisht për t’u bërë futbollist. Xhamajkani ka nisur karrierën në Australi me skuadrën e Central Coast Mariners, me të cilën shënoi edhe dy gola në miqësoren e fundit.

Gjithsesi, ka nga ata që e mendojnë se Bolti e ka të kotë, pasi kurrë nuk do të mund të bëhet futbollist profesionist. Njëri prej tyre është edhe Marcus Babbel, ish-futbollist i Bayern Munchen dhe Liverpool, aktualisht trajner i skuadrës australiane Western Sydney Wanderers.

“E kam parë të luajë dhe me gjithë respektin, mund të them se as pas 100 vitesh stërvitje, nuk do të bëhet futbollist profesionist”, deklaroi Babbel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?