“Bomba” e Sampaolit: Ikardi është pranë Realit të Madridit

Kriza e Interit nuk është asgjë krahasuar me atë që mund të ndodhë tek Interi në ditët në vijim. Mauro Ikardi është shumë pranë transferimit te Real Madrid. Një postim enigmatik i futbollistit argjentinas ka ndezur alarmin te tifozët zikaltër.

“Të themi lamtumirë është të rritesh”. Mesazhi që shoqërohej me “Ciao, Ciao”, i stolisur me emocionet e disa duarve në lëvizje, si një shenjë lamtumire, dhe një tjetër me një fytyrë të zhytur në mendime. Tifozët zikaltër e kanë interpretuar këtë si një lamtumire të hershme, edhe pse Ikardi e ka mbajtur të fshehtë deri tani.

Ndërkohë trajneri i Argjentinës, Sampaoli ka konfirmuar edhe zërat e merkato që e shohin te Reali.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një gjë e mirë për të pasur aq shumë pasuri në ekipin kombëtar dhe se të gjithë po kalojnë një formë të mirë. Kam folur me Ikardin dhe i kam thënë atij se ç’është e rëndësishme për të gjithë: nëse ai është mirë, do të thirret nga kombëtarja. Ai tani është afër Real Madridit. Ikardi është duke e shikuar këtë pistë dhe pothuajse është tunduar nga Real Madridi”, ka thënë strategu i njohur që ka ndezur dhe më shumë zërat e merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?