“Bomba” e Wanda Nara-s: Akordi me Interin është shumë larg, ja 4 ekipet që duan Icardin

Pas informacioneve nga Argjentina për të ardhmen e Mauro Icardit, ka folur menjëherë bashkëshortja dhe agjentja e tij, Wanda Nara. Duke folur për versionin argjentinas të gazetës “AS”, ajo ka konfirmuar se 4 klube janë të gatshme për të blerë Icardin.

“Rinovimi me Interin është shumë larg. Jemi shumë larg për të gjetur një akord, shifrat që fliten në Itali nuk janë të vërteta. Nuk kemi marrë një propozim të mjaftueshëm nga Interi.

Nuk mund ta mohoj se mund të arrihet një akord, por sot jemi shumë larg. Nuk është logjike të rinovojmë kontratën me shifrat që fitohen sot. Mauro është në një nivel superior.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka disa klube shumë të rëndësishme që janë të interesuara. Dy prej tyre janë nga Spanja dhe me të cilët kemi marrëdhënie të shkëlqyera, ndërkohë që ekipet e tjera janë një anglez dhe një francez”, deklaroi Wanda Nara. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?