FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” e Xhelal Mziut: Teuta mund Laçin në ndeshjen e radhës, vendoseni në baste (VIDEO)

Kamza ka humbur dje kundër Laçit dhe është një nga skuadrat që gjatë javëve të fundit ka qenë preh e gjykimit apo skuadrave kundërshtare. Por, është presidenti i këtij ekipi, Xhelal Mziu, i cili mohon se skuadra e tij do të bjerë nga kategoria Superiore, por edhe se lëshon një akuzë mjaft të rëndë ndaj rivalëve si Laçi dhe Teuta.

Këto dy skuadra ndeshen javën e ardhshme të kampionatit mes njëra tjetrës në Durrës, ndërsa Xhelal Mziu bën ftesën publike në “News24” në emisionin “Fair Play” ku thotë se kjo ndeshje do të fitohet nga Teuta dhe se ata që luajnë baste duhet të hedhin paratë në favor të durrsakëve.

“Teuta do të fitojë ndeshjen e radhës kundër Laçit. Kjo ndeshje do të jetë në lloto dhe ftoj të gjithë ata që luajnë baste që të luajnë fitoren e Teutës”, thotë Mziu, duke treguar se ndeshja është paracaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?