Bonaventura do të operohet, mbyll sezonin me Milanin

Jack Bonaventura duhet të operohet për të zgjidhur problemin që ka në gjurin e majtë.  E vetmja zgjidhje ka mbetur ndërhyrja kirurgjikale, një vendim i marrë në konsensus të plotë mes shoqërisë dhe futbollistit.

Operacioni, fatkeqësisht, zgjat më shumë periudhën e riaftësimit: mesfushori do të qëndrojë jashtë fushave të blerta nga 4 deri 5 muaj.  Ndërhyrja kirurgjikale është programuar në ditët në vijim e kjo do të thotë se Bonaventura do të mund të kthehet nën urdhrat e Gattusos në periudhën mars-prill.

Mesfushori praktikisht ka humbur sezonin, teksa Gattuso mund ta ketë në dispozicion vetëm për pak ndeshje në fund të kampionatit. Drejtuesit kuqezi duhet të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të siguruar një lojtar që luan në të njëjtin rol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?