Bonucci transferohet në Bundesligë, firmos për Union Berlin

Leonardo Bonucci nuk do të jetë më pjesë e Juventusit. Mbrojtësi italian ka arritur akordin për transferimin në Bundesligë, te Union Berlin.

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano ka dhënë edhe detaje në lidhje me transferimin e italianit në kampionatin gjerman, aty ku do të firmosë një kontratë për një sezon, me opsion rinovimin për një tjetër vit.

Bonucci u përjashtua nga skuadra e parë e Juventusit këtë verë, duke u stërvitur individualisht ndërkohë që nuk kanë munguar as kërcënimet për gjyq, për shkak të prishjes së imazhit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?