FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bora kthehet në problem, anulohen 3 ndeshje në Kategorinë e Parë

Reshje e dëborës kanë pushtuar thuajse gjithë Shqipërinë dhe ditën e sotme në shumë stadiume do të jetë e vështirë të luhet futboll në kushte normale. Deri tani është marrë vendimi që të anulohen 3 ndeshje në Kategorinë e Parë . Burreli-Vora, Besëlidhja-Partizani B, por edhe Pogradeci-Besa, nuk do të luhen ditën e sotme, siç ishte planifikuar fillimisht.

Në Burrel nuk ka shumë dëborë, por për shkak të vështirësive në lëvizje në aksin rrugor që të çon në qytetin verior, është menduar që ky takim të anulohet, për t’u zhvilluar një ditë tjetër. Për sa i përket ndeshjes në Lezhë mes Besëlidhjes dhe Partizanit B, të dy ekipet kanë zbritur në fushën e lojës, por është parë si e pamundur që ndeshja të zhvillohet në të tilla kushte, ku fusha është e mbuluar nga bora.

Ndërkohë është anuluar edhe ndeshja e grupit B, mes Pogradecit dhe Besës e planifikuar për t’u zhvilluar në qytetin liqenor në orën 13:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?