Borja Valero ka një motivim ekstra sonte në mbrëmje ndaj Barcelonës
Mesfushori i Inter Borja Valero e quan Barcelona-n rivalin e përjetshëm, pasi është rritur si një tifoz i Real Madrid. Zikaltrit do të ndeshen me katalanasit mbrëmjen e sotme, teksa spanjolli akoma më i motivuar se shokët e ekipit.
“Jam një madrilen, Barcelona mbetet rivali im i përjetshëm. Do të jem ekstra i motivuar kur të ndeshem ndaj tyre. Nuk është Messi dhe kjo është diçka pozitive për ne, sepse ai është një lojtar unik.
Për sa më përket mua, Spalletti është një trajner me temperament i cili do të ketë gjithçka nën kontroll, ai më kërkon që të dërgoj topin përpara dhe të jem i disiplinuar në fazën mbrojtëse”, deklaroi Borja Valero.
KOHA JONË SONDAZH

