FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Boshatiset” Korça. Shiten 11 mijë bileta, Skënderbeu ia kalon Kombëtares

Ditën e sotme pritet që korçarët të zhvendosen në Elbasan, për të ndjekur dhe përkrahur ekipin e zemrës në ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit. Intensiteti i shitjes ka qenë aq i lartë, sa mbrëmjen e djeshme ka qenë e pamundur për të gjetur më biletë.

Burime të ‘Panorama Sport’ bënin me dije se ishin shitur plot 11 mijë bileta, duke bërë që stadiumi të jetë i mbushur në të gjithë kapacitetin e vet. Në të tilla kushte, i bie që të ketë rekord të pranishmish në “Elbasan Arena”, duke ia kaluar për nga interesimi edhe ndeshjeve të Kombëtares shqiptare.

Stadiumi pritet që të oshtijë, teksa sipas të njëjtave burime bëhet me dije se pjesa më e madhe e biletave janë shitur në Koracë, por një interes të lartë ka pasur edhe në pikat e shitjeve në Tiranë dhe në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për rrjedhojë, pritet që qyteti juglindor të boshatiset gjatë mesditës, kur më shumë se 8000 veta do të nisen në orën 14:30 nga stadiumi “Skënderbeu” drejt Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi ka bërë me dije se janë më shumë se 40 mjete të transportit, duke përfshirë këtu jo vetëm autobusë, por edhe furgonë, të vënë në dispozicion nga vetë klubi. Por, veç tyre, priten edhe qindra makina private që të marrin rrugën drejt Elbasanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?