FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braktisin podiumin kur dëgjojnë himnin e Kosovës, skandali me sportistet serbe

Në Shkup gjatë fundjavës është zhvilluar Kampionati Ballkanik i Xhudos për të rritur ku përfaqësuesja e Kosovës u kurorëzua me gjashtë medalje, dy prej të cilave të arta të fituara nga Loriana Kuka në peshën 78 kg dhe Distria Krasniqi në peshën 52 kg.

Medaljet e fituara nga sportistet kosovare prodhuan një rast të paprecedentë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dy konkurentet serbe nuk e respektuan himnin e Kosovës duke u larguar nga podiumi. Këtë e raporton vetë trajneri Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social “facebook”.

“Dje në Shkup në Kampionatin Ballkanik erdhën sinjale që edhe mbesa ime po ndërtohet si kampione e ardhshme, fitoi tri luftëra nga garueset nga Turqia, Serbia dhe në finale kundër garueses nga Bosnja Sabina Haracich. Ceremonia e ndarjes së medaljeve dje solli diçka josportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Garuesit nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit! Loriana Kuka s’u hidhërua që garuesja që i shkaktoi humbje nga Serbia nuk qëndroi në podium. E njëjta situatë ndodhi edhe me Distrien gjatë ceremonisë, por as ajo s’u hidhërua fort. Politika në sport solli shije të keqe dje në qytetin e Shkupit”, ishte mesazhi i trajnerit Kuka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Federata Kosovare e Xhudos që sjellejn e kombëtares fqinje do ta cilësonte të ulët dhe josportive./BW

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?