Brazili fiton me “manita” miqësoren ndaj Koresë së Jugut, dopietë e Neymarit (VIDEO)

Brazili konfirmon formën fantastik që po kalon, duke fituar me lehtësi miqësoren ndaj Koresë së Jugut në shifrat 5-1.

Në Seoul sfida u zhbllokua që në minutën e tetë nga djemtë e Tite, me Richarlison. Vendasit do reagonin brenda gjysmë ore lojë, me Hwang Ui-Jo.

Në minutën e 40-të, brazilianët do fitonin një penallti, që do të kthehej në gol nga Neymar. Ylli i PSG shënoi një tjetër gol në fraksionin e dytë, po me 11-metërsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit, Brazili do të shënonte dhe dy gola të tjerë me Coutinhon dhe Gabriel Jesus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?