Brazili fiton ndaj Uruguait, Argjentina mposht me lehtësi Perunë (VIDEO)

Brazili ruajti kreun e grupit në eliminatoret e Katar 2022 për zonën e Amerikës së Jugut, pasi regjistroi fitoren e 4-t radhazi. “Selecao” fitoi 2-0 pa shumë probleme kundër Uruguait. Për skuadrën e Tites shënuan Richarlisson dhe Arthur, duke vijuar një ecuri perfekte në fushatën eliminatore.

Edinson Cavani u bë protagonist për keq, pasi bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Richarlisson, duke merituar ndëshkimin me karton tëkuq. Nuk ka zhgënjyer edhe Argjentina, që mori një sukses të pastër 2-0 kundër Perusë.

Gonzalez në minutën e 17-të dhe Lautaro në minutën e 28-të, i dhanë fitoren Argjentinës, që ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, 2 pikë më pak se Brazili kryesues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arturo Vidal nuk i mjaftoi Kilit këtë herë, sepse pavarësisht golit të mesfushorit të Interit, do të pësonin një humbje 2-1 nga Venezuela që shënoi 2 gola me Mago dhe Rondon. U mbyll në barazim 2-2 sfida tjetër e raundit tē 4-t mes Paraguait dhe Bolivisë.

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?