Brazili kursehet ndaj Ukuadorit, Neymar e ndjek sfidën nga stoli (VIDEO)
Brazili u kursye ndaj Ekuadorit, duke barazuar 1-1. Në sfidën e zhvilluar në “Estádio Nacional de Brasília” Venezuelës i duhej patjetër fitorja ndaj Perusë, por ekipi i drejtuar nga portugezi Jose Peseiro jo vetëm që nuk ia doli të shënonte, por u ndëshkua në minutën e 48-të nga Carrillo, finalizimin që u mjaftoi peruanëve për ta fituar takimin dhe zënë vendin e dytë në Grupin B me 3 pikë më pak se Brazili.
Ndërkohë në takimin e luajtur në “Estádio Olímpico Pedro Ludovico” të Goianias, Brazili, me shumë ndryshime në formacion dhe me Neymar Juniorin gjatë gjithë kohë në stol nuk ia doli të mposhtte Ekuadorin, edhe pse “Seleçao” kaloi e para në epërsi me Militaon në minutën e 37-të. Ekuadorianët gjetën forca për të reaguar dhe në minutën e 53-të barazuan me Menan, me rezultatin 1-1 që mbeti në fuqi deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

