Braziliani Hulk shënon një gol “të çmendur” nga mbi 35 metra (VIDEO)

Atletico Mineiro fitoi 0-2 në transfertë me Sao Paolo, për javën e 18-të të kampionatit brazilian të futbollit. Një kontribut në këtë ndeshje dha dhe braziliani Hulk.

I njohur për goditjet e forta dhe golat e “çmendur”, Hulk ka shënuar një tjetër “perlë” nga një distancë e frikshme.

Në minutën e katërt të ndeshjes, Hulk provoi nga afro 35 metra për ta dërguar topin në trekëndësh. 37-vjeçari ia ka dalë të shënojë kështu një nga golat më të bukur të karrierës, i cili ka bërë xhiron e botës në orët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?