Brdaric: E dija që Dunga do të largohej, nuk na intereson e kaluara!
Thomas Brdaric mungoi në pankinë në ndeshjen e fundit, ku ka parë një fitore spektakolare të Vllaznisë përballë Kastriotit. Shkodranët u ngritën në këmbë pas humbjes me Kukësin, duke marrë dy fitore radhazi, që e çojnë përballë Partizanit në formën më të mirë mentale. Sulmuesi u kthye në atdhe për të rinovuar pasaportën, një situatë e papritur, por jo për Brdaric.
“Të gjithë e kanë ditur për situatën e tij. Shikoni, ne jemi të huaj dhe kemi nevojë për dokumentet e duhura. Pra, janë procedura normale dhe nuk ka këtu ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Asgjë nuk ka ndryshuar. Thjesht na duhet që të zëvendësojmë Dungën për pak kohë” sqaroi tekniku gjerman.
Ne besojmë shumë në atë që bëjmë dhe jemi duke punuar fort. Nuk mendojmë asgjë më tepër, thjesht jemi në krye për atë që kemi bërë në fushë. Ne luajmë në këtë fazë ndeshjen e parë kundër tyre, kështu që do të bëjmë më të mirën tonë. Nuk na intereson e kaluara, ne duam të tregojmë një paraqitje të mirë dhe të fitojmë”, tha Brdaric.
KOHA JONË SONDAZH

