FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brdaric: I pakënaqur me sulmin, por luajtëm mirë!

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric u shfaq i lumtur pas fitores ndaj Apolonisë. Në analizën pas ndeshjes, strategu gjerman deklaroi se sulmi duhet të bënte më mirë.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pak ditë. Nuk është e lehtë, kemi pasur probleme edhe me fushën. Me sulmin jam i pakënaqur, pasi duhet të kishim shënuar edhe golin e dytë. Do punojmë në vazhdim më këtë pjesë.

Nuk i dhamë shumë mundësi Apolonisë. Kur nuk shënon u jep besim atyre, pasi është e hapur ndeshja. Nuk dua të flas për emra të veçantë. Dunga? Na mungon shumë, pasi është një lojtar i mirë. Po e presim dhe nuk do të vijë shpejt. Ishte në një formë të mirë në atë moment. Shpresoj të vijë sa më shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivalët? Çdo ndeshje është e vështirë. Mendoj se me Laçin ishte një ndeshje e vështirë javën e kaluar. Pritej që ata të kishin shumë pikë. Duhet të marrim çdo ndeshje një e nga një, ky kampionat do jetë i vështirë. Jemi të parët dhe po e shijojmë”, deklaroi Brdaric.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?