Brdaric: Kemi mësuar nga 15 javët e para, duhet të fitojmë me më pak probleme!
Vllaznia do të presë këtë të diel, në orën 16:45, në “Loro Boriçi”, Kastriotin në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Trajneri i kuqebluve, Thomas Brdaric, në konferencën për shtyp të rastit theksoi se skuadra e tij duhet të marrë një fitore bindëse e jo “me zemër në dorë”.
“E rëndësishme është që jemi të gjithë të shëndetshëm. Është e rëndësishme që shëndeti të jetë primar, sepse shumë veta kanë humbur jetën në këtë periudhë pandemie. Nëse jemi mirë, çdo gjë tjetër rregullohet.
Ne duhet të mësojmë prej çdo momenti. Kanë ikur 15 javë dhe do të kemi ulje-ngritje. Duhet të mësojmë prej këtyre situatave dhe t’i kalojmë me sa më pak probleme”, deklaroi Brdaric.
KOHA JONË SONDAZH

