Brdaric: Nuk kënaqemi me pak, me uri mundim edhe Teutën!
Pas 3 fitoresh në 3 ndeshjet e para të kampionatit, Vllaznia këtë të mërkurë do të jetë e impenjuar në transfertën kundër Teutës në Durrës. Trajneri Thomas Brdaric në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide theksoi edhe njëherë tjetër se Vllaznia nuk do të kënaqet me barazimin.
“Kemi marrë shumë përfitime nga ndeshja e fundit. Kemi shumë punë për të bërë dhe duhet të vijojmë me përgatitjet për të bërë mirë. Për ne dhe për zonën e Shkodrës ishte një ndeshje e mirë. Duhet ta dimë sesi do ta përdorim këtë rezultat. Ne e dimë se nga vijmë. Është ndeshja e parë e sezonit jashtë, pas sukseseve dhe kemi shumë pritshmëri. Duhet të vijojmë me këtë atmosferë pozitive dhe askush nuk e priste që të merrnim tre fitore në fillim të sezonit.
Është mirë të ketë tension dhe presion. Është ai që na mban të fokusuar. Duhet të shkojmë te suksesi dhe jo të kemi frikë nga ajo që na pret. I kënaqur me barazim? Gjithmonë kjo pyetje. Ne jemi të gatshëm të shkojmë për fitore. Është ndeshja parë në transfertë dhe do të flasim pas ndeshjes.
Ne kemi ndërtuar një Vllazni të re dhe nuk jemi të kënaqur me pak. Duhet të vijojmë në këtë rrugë dhe të besojmë se me uri në fushë të luajmë për të fituar. Çdo sukses ka çmimin e vet. Duhet të kemi motivim dhe të rritemi si ekip”, deklaroi Brdaric.
KOHA JONË SONDAZH

