FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brdaric: Shi, borë, mace apo qen … asgjë nuk e ndalon Vllazninë!

Humbja ndaj Laçit ka bërë që tashmë diferenca me ndjekësin më të afërt të jetë vetëm 6 pikë. Vllaznia duhet të reagojë shpejt në sfidën e radhës kundër Apolonisë, teksa një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri Thomas Brdaric. Strategu ka thënë se moti nuk mund të jetë më një justifikim.

“Duhet të respektojmë në maksimum çdo kundërshtar. Nuk ka rëndësi nëse është Apolonia apo ndonjë ekip tjetër. Ne përgatitemi me të njëjtën mënyrë. Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme, që vlen 3 pikë. Synimi ynë është të marrim maksimumin dhe të ecim përpara. Këtë javë stërvitore jemi përqendruar më shumë te kjo ndeshje, nuk kemi menduar për gjërat e tjera.

Kemi dy mungesa të rëndësishme, por nuk na mungojnë alternativat dhe mundësitë. Edhe për këtë kemi punuar këtë javë. Secili e di planin e ndeshjes. Duhet të lejojmë futbollistët të shprehen mirë në fushë dhe të zbatojnë porositë tona si staf teknik. Vllazni ka pasur rënie në 3 ndeshjet e fundit? Nuk dua të justifikoj situatën, por jemi realistë. E dimë që në javët e fundit nuk kemi patur rezultatet, që njerëzit prisnin. Ama, ne nuk mund t’i ndryshojmë fushat dhe arbitrat. Ajo që duhet të ndryshojmë është loja jonë dhe të shfrytëzojmë mundësitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presion i madh? Të gjithë presin që ne të thyhemi. E kemi treguar në të kaluarën se kur thyhemi, dimë të ngrihemi dhe të shkojmë përpara. Nesër mund të bjerë borë në Shkodër? Nuk ka rëndësi nëse bie shi, borë, mace apo qen. Kemi punuar shumë mirë. Asgjë nuk e ndalon Vllazninë. Dilaver dhe Hoxha nuk po shënojnë? E di që të gjithë i pëlqejnë sulmuesit tanë. Presim që nesër, ata të hidhen në sulm dhe të gjejnë shënjestrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

A është gati djali im për debutim? E kam thënë edhe herë të tjera. Është një futbollist si shumë të tjerë me perspektivë. Po punojmë që ky futbollist t’i sjellë vlera klubit. Nëse ka ardhur momenti që të futet në fushë, do ta bëjmë, por jo se është djali im. Në formacion luan ai që e meriton.

A kemi nxjerrë mësime nga gabimet e fundit? Ne jemi të fokusuar dhe gjithmonë bëjmë analizën, se ku po çalojmë. Nuk ndryshon stili ynë i lojës. Ne bëjmë lojë sulmuese dhe ndonjëherë është më mirë kur lojtarët gabojnë, sepse bëhen më trima dhe vështrimi është përpara”, deklaroi Brdaric.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?