Brozovic mposht koronavirusin, në fushë ndaj Sassuolos

Marcelo Brozovic ka rezultuar negative ndaj koronavirusit dhe mund t’i bashkohet menjëherë skuadrës. Zikaltrit kanë kompromentuar totalisht rrugëtimin e tyre në Champions dhe tani vetëm një mrekulli mund t’i kualifikojë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa të shtunën në orën 15:00 i pret një transfertë shumë e rëndësishme në kampionat.

Bëhet fjalë për ndeshjen në “Mapei Stadium” ndaj Sassuolos, skuadrës së vendit të dytë të kampionatit dhe Conte mund të llogarisë edhe mesfushorin kroat për këtë ndeshje, pasi freskia fizike e tij mund të jetë një armë më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?