Buffon i jep zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur, ja mesazhi i tij

Gianluigi Buffon është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur në moshën 45-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur vetë kampioni i Botës me Italinë përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Këtu përfundon. Më dhatë gjithçka. Ju dhashë gjithçka. Fituam së bashku”, shkruan ish-numri 1 i Italisë.

Karriera e Buffon filloi në vitin 1994, ku u bë pjesë e Parmës dhe luajti për 7 sezone me ta.  Më pas në vitin 2001, gardiani italian u bashkua me Juventusin, klub në të cilin tashmë është një legjendë. Në karrierën e tij, Buffon arriti të fitojë 28 tituj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?