Buffon voton për “Topin e Artë”: E meriton Mbape, është fenomen

Gianluigi Buffon ka befasuar të gjithë, duke dhënë emrin e tij në lidhje me futbollistin që sipas tij meriton që të shpallet si më i miri në botë. Portieri i Paris Saint Germain voton shokun e tij të skuadrës dhe njëkohësisht një prej talenteve më të mëdha që ka prodhuar futbolli francez në dekadat e fundit.

“Topi i Artë duhet të shkojë për Kylian Mbappe. Duke parë cilësitë e tij, por edhe për atë çfarë tregon në fushë dhe sa vendimtar ishte në fitimin e Kupës së Botës nga Franca, them që e meriton Topin e Artë. Mbappe është një fenomen dhe nëse do të dëshirojë të jetë më i mirë, mendoj që do të ketë një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme”, theksoi Buffon.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?