Bufon: Nëse Juventusi dëshiron, luaj edhe sezonin e ardhshëm!
Të dielën Xhanluixhi Bufon do të festojë 40-vjetorin e lindjes, ndërkohë që të shtunën në mbrëmje ai do të rikthehet në fushë në transfertën ndaj Kievos. Në një intervistë për gazetën “La Repubblica”, portieri ka rihapur mundësinë për të luajtur edhe një tjetër sezon, pasi ai kishte menduar për t’u tërhequr në fund të këtij sezoni.
“Do të takoj shpejt presidentin Anjeli. Dua më të mirën për skuadrën, dhe të kuptoj nëse jam ende i vlefshëm për skuadrën. Do më pëlqente të vazhdoja, por zgjedhja do të bëhet me drejtuesit. Nuk dua të bëhem një problem për klubin dhe shokët e ekipit. Gjithmonë kam dhënë hapësira dhe për të tjerët. Shezni është një portier i madh, dhe nëse do të fitojmë kampionatin, shumë meritë ka edhe ai.
E ardhmja? I kam kërkuar këshilla Lipit, më ka thënë që të marr një vit kohë. Nuk dua të bëj trajnerin e klubit, e shoh veten më shumë në krye të një Kombëtareje. Gjithsesi nuk po kandidoj për në krye të Italisë”, ka thënë Bufon. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

