Bundesliga pa Bajernin do të ishte kampionati më i fortë në Europë
Bajerni i Mynihut e nisi keq kampionatin këtë sezon nën drejtimin e Karlo Ançelotit, por me ardhjen e Jup Hejkens, kampionët e Gjermanisë vijojnë të dominojnë Bundesligën. Bavarezët kanë fituar 11 nga 12 ndeshjet në të cilat Hejkens ka qenë në trajner i Bajernit, duke qenë tashmë 16 pikë përpara vendit të dytë.
Bundesliga prej vitesh mbyllet në muajin mars, duke humbur rivalitetin. Por si do të ishte kampionati pa Bajernin? Me siguri që shumë më tërheqës. Diferenca mes vendit të 10 që mbahet nga Hanoveri dhe vendit të dytë që mbahet nga Leverkuseni është vetëm 4 pikë.
Në Angli diferenca mes vendit të dytë, Junajtid dhe vendit të 10 (Uatford) është 27 pikë. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

