FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bundesliga, sot luhet klasikja Dortmund-Bayern Mynih

Bundesliga gjermane ndizet sot me klasiken Borussia Dortmund-Bayern Mynih. Verdhezinjtë janë kryesuesit e kampionatit me 24 pikë pas 10 ndeshjeve të para dhe po kalojnë një formë shumë të mirë.

Bayerni ka si alternativë të vetme fitoren në duelin që luhet sot në orën 18:30 pasi ndodhet 4 pikë mbrapa.

Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë ndërsa talentet e verdhezinjve janë gati për të ndëshkuar edhe Bayernin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Lucien Favre kërkon që skuadra e tij të luajë mirë dhe e kujdesshme në mbrojtje dhe me inteligjencë në fazën sulmuese. Klasikja e futbollit gjerman prodhon gjithmonë spektakël dhe atmosfera që krijohet në stadium është fantastike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?