Bushi: Manaj jashtë forme, të luajmë si ndaj Estonisë

21 futbollistë të grumbulluar për dy sfidat e rradhës kualifikuese të kombëtares Shpresa të Shqipërisë për Europianin e vitit 2019 ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës. Pak risi në listën e përzgjedhur nga trajneri Alban Bushi, ku spikat edhe njëherë tjetër mungesa e sulmuesit Rey Manaj, ndërkohë që janë grumbulluar lojtarë të rëndësishëm si Keidi Bare, Qazim Laci, Endri Cekici, Albi Doka e Fiorin Durmishaj. Barazimi pa gola me Estoninë në Elbasan Arena në ndeshjen e parë të grupit la një shije të hidhur, por Bushi ka bindjen se nëse skuadra luan si në atë takim edhe në dy ndeshjet e rradhës fitoret do të vinë.

” Mendoj që në futboll është mirë të krijosh raste sepse nëse i krijon dhe nuk shënon goli do të vijë, por nëse nuk krijon raste, ai është një problem i madh, nëse skuadra ime luan si ndaj Estonisë dhe nuk fiton unë prap do të jem shumë i kënaqur pasi objektivi ynë është të përgatisim sa më shumë lojtarë për kombëtaren e madhe”.

Ish sulmuesi i ekipit përfaqësues shpjegoi edhe arsyet se përse nuk ka grumbulluar sërish sulmuesin Rey Manaj, ndërsa shprehu edhe shqetësimin e tij që shumë nga lojtarët që janë pjesë e përfaqësues së 21-vjecarëve në këtë grumbullim nuk kanë luajtur ndeshje zyrtare me klubet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Manaj nuk është pjesë e këtij grumbullimi sepse ka pak minuta dhe për këtë arsye nuk e kam grumbulluar, por ai është pjesë e përfaqësues Shpresa dhe e ekipit të parë. Më vjen mirë që Durmishaj ka shënuar dhe po luan, dua që të gjithë lojtarët e ekipit tim të luajnë në skuadrat e tyre. Megjithatë janë shumë pak futbollistët që kanë minuta në këmbë me klubet e tyre ata janë vetëm, Hebaj, Laci e Ramadani ndërsa të tjerët kanë vetëm fazë përgatitore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keidi Bare është një futbollistët më të rëndëisshëm të ekipit Shpresa ndërkohë që është edhe kapiten i skuadrës. Shumë shpejt mesfushori i Atleticos së Madridit mund të jetë pjesë e kombëtares së madhe, por nëse kjo ndodh për Bushin sdo të kishte asnjë lloj problemi.

” Unë dua që Bare të bëhet një lojtar për ekipin e parë dhe nëse ai ja arrin edhe pse do të jetë një mungesë për ekipin Shpresa, puna jonë është të përgatisim lojtarë për ekipin e parë dhe për këtë arsye do isha i lumtur nëse Bare do të ishte pjesë e përfaqësues A”.

Trajneri beson te futbollistët që ai drejton dhe ka bindjen se në dy transfertat ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës, Shqipëria e 21-vjecarëve do të arrijë rezultate të mira.

” Pres dy paraqitje të mira nga skuadra ime do të luajmë për të fituar ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës. Ndaj Estonisë u paraqitëm mirë, besoj se nëse luajmë si në atë sfidë edhe në dy takimet e rradhës mendoj se do ti fitojmë si ndaj Irlandës së Veriut ashtu edhe ndaj Estonisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?